Reagon "Vatra": Qeveria e Serbisë pengoi lëvizjen e lirë
Lokale

Reagon "Vatra": Qeveria e Serbisë pengoi lëvizjen e lirë

13.Sep.2015 20:01
0
Lëvizja qytetare "Vatra" me seli në Gjilan, e cila grumbullon shqiptarët e zhvendosur nga Lugina në Kosovë, ka reaguar ndaj Qeverisë së Serbisë për shkak të pengimit të votuesve të Medvegjës në kryerjen e obligimit qytetarë.

“Lëvizja Qytetare ‘Vatra’, ka përcjellë me vëmendje procesin e sotëm zgjedhor në Medvegjë dhe ka shprehur indinjatë të thellë ndaj shtetit serb, pasi që në vendkalimin kufitarë në Mutivodë që lidh Kosovën me Serbinë, gjegjësisht Medvegjën, shqiptarët e Medvegjës të cilët jetojnë në Kosovë, kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin e për të shkuar në Medvegjë të kryejnë obligimin qytetarë-të votojnë”, thuhen në reagim.

“Vatra” e shqetësuar thotë se Republika e Serbisë ka mobilizuar kufirin tej mase, ku ka dërguar xhandar, ushtri e polici për të frikësuar popullatën shqiptare, me qëllimin kryesor kthimin mbrapa të tyre nga pritjet e stërgjatshme, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos marrin  pjesë në këto zgjedhje.

“Kjo është edhe një dëshmi e radhës se shteti serb nuk është shtet demokratik që lejon lëvizjen e lirë për në proceset demokratike zgjedhore, e drejtë kjo e garantuar me konventa ndërkombëtare”.

Andaj, Lëvizja qytetare “Vatra” kërkon edhe njëherë nga shteti serb të respektoj marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve, pasi sipas saj shihet qartë që duke penguar popullatën shqiptare të marrë pjesë në këto zgjedhje, ka dashur të inskenoj gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë nga ana  e saj është bërë vetëm sa për sy e faqe, thuhet në fund të kumtesës së kësaj lëvizje të nënshkruar nga kryetarja, Gentiana Shabani. /Titulli.com/

Presheva reagon ndaj zhvillimeve të sotme në Medvegjë !
Mbyllen vendvotimet në Medvegjë, nuk ka zgjatje të kohës së votimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration